Mbresa nga udhëtimi në Maqedoni

Të shkruash për këtë temë është një ndjenjë e veçantë. Në të vërtetë ishte ideja që në mënyrë të organizuar të bënim një udhëtim grupor në Maqedoni. Le të themi ia dolëm. Ia dolëm në kuptim e plotë të fjalës. U nisëm. Nuk zgjati shumë dhe filluan të qeshurat, shakatë dhe brohorimat. Arritëm. Shkuam në një hotel, ku pushuam dhe kaluam natën. Bëmë shëtitje rreth Shkupit. Bëmë foto pa fund. Këto “akte” i gëzonin akoma më shumë nxënësit. Vizituam kalanë e Shkupit. Në një anë ndjeva pikëllim sepse aty gjendeshim edhe trupat e “strategëve” tanë shqiptarë, nga ana tjetër ngjallej krenaria, mburrja, që unë i përkisja këtij gjaku, këtij kombi, që jam shqiptar. U zgjuam në mëngjes! Shëtitëm vende të tjera: Gostivarin, Tetovën, Ohrin dhe Strugë. Po edhe këtu bëmë foto. Erdhi momenti ku do largoheshim. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për nxënësit. Gjatë rrugës përsëri vazhduan shakatë e të qeshurat ky ishte një nga udhëtimet më të bukura që kemi kaluar me shokët .

Skerdi Mullaj XB

Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (1) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (2) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (3) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (4) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (6) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (7) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (8) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (9) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (10) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (12) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (13) Mbresa nga udhetimi ne Maqedoni (14)