Më në fund Inepo dhe I-Sweeep!!!

Dy e-maile kanë mbërritur tashmë nga dy vënde të largëta Azerbaxhan dhe USA.E-maile të cilat mbartnin dy lajme të gëzuara pranimi për shkollën tonë Hafiz Ali Korça,mësuesin Salih Ergun nxënësit e klasave të 10ta  dhe 12ta  Emirjan Ozuni,Enris Çaça,Julian Ostaku dhe Donald Tafa dhe sigurisht për qytetin e Kavajës.Në të dy këto vënde (Inepo-Azerbaxhan 2-6 prill;I-Sweep-USA 30 prill-5 maj) organizohen olimpiada ndërkombëtare për mjedisin me tematika të ndryshme të paraqitura nga mësues e nxënës nga të katër anët e globit sesi mundet që ta pastrojmë e përmirsojmë jetën në planetin tonë.

Një frymëzim për mësuesin tonë ishte i pranishëm në mëndjen e zemrën e tij.Do të provonte që së bashku me nxënësit e tij të tentonte që më mbetje të kallamave të lulediellit të filtronte mbetjet industriale të fabrikave të prodhimit të vajit të ullirit.Këto mbetje përveç të tjerave mbartin një përbërës organik shumë të rrezikshëm për mjedisin e gjallesat që rriten në të,Fenolin.Pasi hartuan planin e punës,morën mbetje të fabrikave të cilat i analizuan për përbërësit në laboratore te Turqisë.Kryen eksperimentin në “filtrin natyral” të pregatitur me kallamat e bimës së lulediellit.Sërisht e analizuan përbërjen e filtruar tashmë dhe rezultati kish ndodhur ashtu siç pritej,fenoli dhe përbërësit dëmtues të mjedisit ishin filtruar dhe produkti ishte i pastër dhe jo i dëmshëm.

Tashmë me shpresë dhe vetbesim presim që mësuesi dhe nxënësit tanë edhe njëhere të kthehen me medalje ari dhe të na sjellin krenari për shkollën dhe qytetin e Kavajës.

I-Sweeep (2)