Medalje Argjendi Për Medresenë E Beratit (ASEF)

Medreseja e Beratit ka filluar te mbledhe frutat e nxenesve qe ne vitin e dyte te startimit te saj.

Diten e shtune me date 16.02.2013 ne Tirane u zhvillua faza finale e olimpiades se ASEF-it ( Albanian Science & Engineering Fair).

Ne kete faze moren pjese 74 projekte te kategorive te ndryshme si:

  • Shkence (science),
  • Dizenjim faqe interneti ( web design),
  • Dizenjim posteri (poster design),
  • Programim (programming),
  • si dhe puninim video (short movie).

Me e rendesishme ndermjet ketyre kategorive ishte kategoria e shkences ( science) ne te cilen dy projektet me te mira do te fitonin te drejten te perfaqesonin Shqiperine ne konkursin  I-SWEEP ne SHBA.

Nder Finalistet e ketij konkursi kaq te rendesishem ishte dhe shkolla  Medreseja “Vexhi Buharaja” e cila u paraqit bindshem ne fushen e Fizikes me projektin Laser Security System ( Sistem Alarmi me Lazer).

Pas nje prezantimi te mrekullueshem te projektit, nxenesit Barjam Lazaj dhe Besnik Krapsi arriten qe te zinin vendin e dyte dhe te marrin medalje argjendi.

Ky eveniment ishte shume I rendesishem per Medresene “Vexhi Buharaja” si dhe per nxenesit qe e perfaqesuan ne menyren me te mire dhe per musuesin qe i ka pergatitur ato.

Urojme te arrijne suksese te metejshme…