Medreseja e Beratit shtron Iftar me Drejtues të Institucioneve të Ndryshme Publike
Medreseja e Beratit ka shtruar iftarin e parë të Ramazanit, ku morën pjesë Prefekti i Beratit, z. Fadil Nasufi, Nënkryetari dhe Nënkryetarja e Bashkisë Berat, z. Clirim Brisku dhe zj. Teuta Mucogllava, drejtori i DAR Berat, z. Selman Hodaj si dhe shumë figura të jetës fetare e shoqërore të qytetit të Beratit.
Drejtori i Medresesë së Beratit, z. Ilyas Karagoz, i uroi të pranishmëve mirëseardhjen duke u lutur që Ramazani i këtij viti të sjellë më shumë begati, paqe e mirësi në mesin e shqiptarëve.