Medreseja e Kavajës dhuron libra kulturorë dhe fetarë
për të dënuarit e burgut të minorenëve

Vizituam sot së bashku, drejtues mësues dhe nxënës burgun e minorenëve në rrethin e Kavajës për ti dhuruar atyre libra të ndryshëm me karakter social, letrar dhe fetar. Dija është e rëndësishme në çdo moment dhe në çdo rrethanë të jetës dhe ne si institucion arsimor ia përcollëm edhe minorenëve të këtij institucioni, të cilët e mirëpritën me respekt dhe dëshirë këtë nismë. Libri është miku më i mirë dhe i pandashëm i njeriut, i cili e çon atë drejt dijeve të mrekullueshme të natyrës njerëzore dhe këta minorenë mbase nuk kanë lirinë fizike por kanë lirinë e mëndjes dhe të shpirtit.

 /Nga Medreseja e Kavajës

SONY DSC  SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC