Medreseja e Korçës organizoi Panairin Shkencor
Medreseja e Korçës edhe këtë vit organizoi Panairin Shkencor në zonën e pedonales së qytetit.
Në hapjen solemne të panairit morën pjesë: Kryetari i Bashkis së Korçës z. Sotiraq Filo, Nënkryetarja znj. Benila Terova, Prefekti z. Ardit Konomi, Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës znj. Mimoza Gusho, Drejtori i DAR Korçë z. Kristaq Grabocka, zv. Kryetarja e Qarkut znj. Mimoza Shuli, si dhe shumë të ftuar e dashamirës të cilët me prezencën e tyre e bënë më të bukur këtë panair. Në panair morën pjesë edhe disa shkolla 9-të vjeçare të qytetit të Korçës si dhe vizitorë nga shkollat 9-të vjeçare të qytetit dhe rrethit të Pogradecit. Panairi filloi në ora 11:00 dhe ishte i hapur deri në ora 15:00 për të gjithë vizitorët për të parë nga afër punimet e nxënësve.