Medreseja e Korcës organizon drekë për stafin me rastin e 7 Marsit
Me rastin e 7 marsit pranë ambienteve të Medresesë së Korcës u shtrua një drekë për të gjithë stafin pedagogjik. Dreka u hap me fjalët e drejtorit të shkollës z.Sami Ikiz ku falenderoi të gjithë mësuesit për punën e tyre të palodhur dhe vecanërisht mësuesit të cilët kishin punuar për programin e 7-8 marsit. Në përfundim të drekës disa nga mësuesit falenderuan drejtorin dhe stafin drejtues për mbështetjen e dhënë për të arsimuar brezat e rinj.