Medreseja e Korcës organizon programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”
Si çdo vit më pare edhe këtë vit, në Medresenë e Korcës u zhvillua programi festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”. Spektakli festiv u ndoq nga qindra të ftuar në ambjentet e Medresesë së Korçës. Myftiu i Korçës Z. Qazim Muçi falenderoi Medresenë për programin dhe kontributin që jep shkolla në promovimin e vlerave për qytetin e Korçës. Gjithashtu në këtë program festiv u fol edhe për tolerancën fetare, paqen dhe mirëkuptimin midis feve.
Në këtë program morën pjesë: kryetari i bashkis së Korçës z. Sotiraq Filo, përfaqësues nga KMSH ishte z. Oltion Kola si dhe shumë të ftuar të tjerë.
Të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të qytetit të Korçës.