Medreseja e Korcës Organizon Vizitë në Bibliotekën e Qytetit

Më datën 11 shkurt nxënësit e klasave të 10-ta bënë një vizitë në biblitekën e qytetit të shoqëruar nga mësuesit e tyre. Gjatë vizitës u njohën më nga afër me ambientet e bibliotekës dhe me përmbajtjen e saj. Gjatë vizitës u zhvillua edhe një takim i nxënësve me drejtorin e bibiotekës dhe shkrimtarin Skënder Rusi dhe me petagogët dhe shkrimtarët Eris Rusi dhe Arjan Kallco. Qëllimi i kësaj bisede ishte afrimi i nxënësve me letërsinë dhe botën e pasur të saj. Secili folës mëshoi mbi rëndësinë dhe vlerën që ka letërsia në jetën tonë profesionale por edhe në atë të përditshme. Ishte një vizitë dhe takim i frytshëm për nxënësit, dhe takime të këtilla shpresojmë të realizohen më shpesh në këto kohë ku libri është lënë disi pasdore nga brezat e rinj.

Medreseja e Korces Organizon Vizite ne Biblioteken e Qytetit (1) Medreseja e Korces Organizon Vizite ne Biblioteken e Qytetit (2) Medreseja e Korces Organizon Vizite ne Biblioteken e Qytetit (3) Medreseja e Korces Organizon Vizite ne Biblioteken e Qytetit (8) Medreseja e Korces Organizon Vizite ne Biblioteken e Qytetit (9) Medreseja e Korces Organizon Vizite ne Biblioteken e Qytetit (10) Medreseja e Korces Organizon Vizite ne Biblioteken e Qytetit (11) Medreseja e Korces Organizon Vizite ne Biblioteken e Qytetit (13)