Medreseja e Tiranës do të përfaqësohet në I-SWEEP 2014

Dy nxënësit e klasave të 11-a Erion Rika dhe Erald Fezullau të shoqëruar nga mësuesi i Fizikës Dorjan Burrnazi, do të përfaqësojnë Medresenë e Tiranës në olimpiadat ndërkombëtare shkencore I-SWEEP me projektin me temë “Një metodë e re në uljen e depërtimit të rrezatimit  radioaktiv: mburoja e lëvozhgave të vezës” . Olimpiadat I-SWEEP, të cilat zhvillohen në Huston (Texas), pranojnë çdo vit qindra projekte nga e gjithë bota në fushat e inxhinierisë, energjisë dhe mjedisit me një përzgjedhje paraprake.

Me projektin në fjalë, nxënësit synojnë njëkohësisht të pastrojnë ambientin nga mbetjet e lëvozhgave të vezës, të ndihmojnë ekonominë me futjen në përdorim të lëvozhgave dhe mbrojtjen nga rrezatimet e dëmshme në ambiente të ndryshme. Përgatitja e provëzave u bë në laboratorin e Fizikës së Medresesë dhe eksperimentimi me provëzat u realizua në Institutin e Fizikës Bërthamore, nën kujdesin e Inxh. Luan Qafmolla. Pas marrjes së rezultateve, u pa që lëvozhgat e vezës ishin ideale për përdorim në industrinë e mbrojtjes nga rrezatimi duke marrë parasysh synimet e projektit.

Urojme që edhe këtë vit, Medreseja ta vazhdojë traditën dhe të kthehet me medalje nda kjo pjesëmarrje.

Medreseja_e Tiranës_do_të përfaqësohet_në I-SWEEP_2014 (1) Medreseja_e Tiranës_do_të përfaqësohet_në I-SWEEP_2014 (2) Medreseja_e Tiranës_do_të përfaqësohet_në I-SWEEP_2014 (3) Medreseja_e Tiranës_do_të përfaqësohet_në I-SWEEP_2014 (4) Medreseja_e Tiranës_do_të përfaqësohet_në I-SWEEP_2014 (5) Medreseja_e Tiranës_do_të përfaqësohet_në I-SWEEP_2014 (6) Medreseja_e Tiranës_do_të përfaqësohet_në I-SWEEP_2014 (7)