Medreseja e Tiranës feston me nxënësit e saj 90 vjetorin
Medreseja e Tiranës pas festimeve që bëri ditën e mërkurë me rastin e 90 vjetorit të themelimit, ku morën pjesë personalitete të larta të Shqipërisë ka festuar gjithashtu sot edhe me nxënësit e saj. Drejtori i Medresesë z. Ömer Çalış në fjalën e tij theksoi rëndësinë që i jep kjo shkollë formimit të nxënësve me dije dhe edukatë në mënyrë që në të ardhën të bëhen të dobishëm për shoqërinë.