Medreseja e Tiranës organizon programin mbi urtësitë e namazit

Namazi si adhurim, lartësim shpirtëror, falënderim dhe mirënjohje ishte tema e programit që Medreseja e Tiranës organizoi këtë javë. Gjatë fjalës së tij drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi falënderoi nxënësit për programin e përgatitur dhe u uroi mirëseardhjen të ftuarve. “Medreseja e Tiranës organizon shumë programe por ky program ka një rëndësi të veçantë. Falënderoj nxënësit për punën e tyre serioze dhe mesazhet e vyera që ata përcjellin” tha z. Zaimi Nënkryetari I KMSH-së, z. Gazmend Aga përgëzoi nxënësit për përcjelljen e emocioneve të veçante dhe vlerësoi Medresenë e Tiranës e cila me të gjithë komponentët e saj është duke dhënë frymën e arsimimit të ndërgjegjshëm. Më pas z. Aga theksoi se namazi është një strehë për çdo besimtarë. Namazi është forma më e përkryer e përcaktuar nga Zoti I Gjithësisë se si njeriu mund ta falënderojë Allahun. Drejtori I Arsimit në KMSH, z. Oltion Kola tha se Medreseja e Tiranës me programe të tilla të vazhdueshme tregon qartë se është promovuese e vlerave më të mira për të ndriçuar zemrat dhe mendjet e nxënësve të saj si dhe dëshmon se është një vatër dije dhe Kulture. Drejtori i Fondacionit Sema, z. Ömer Çalış tha se namazi dhe besimi janë binjakë, por besimi ka lindur më përpara. Kjo tregon qartë rëndësinë e namazit. Ai gjithashtu shtoi se namazi është shtylla e fesë. Gjatë programit nxënësit e medresesë përcollën mjaft mesazhe të vyera dhe urtësi të namazit. Programi ishte mjaft I larmishëm me poezi, ilahi, shfaqje teatrale, proza, mesazhe të ndryshme dhe fjalime. Gjatë programit u përcollën mjaft emocione pozitive dhe mesazhe të rëndësishme. Të pranishëm në këtë program ishin drejtori I Medresesë, së Tiranës, z. Ali Zaimi nënkryetari I KMSH-së, z Gazmend Aga, drejtori I Arsimit në KMSH, z. Oltion Kola, drejtori i Fondacionit Sema, të ftuar të ndryshëm, stafi pedagogjik dhe nxënës. Qëllimi i programit ishte rikujtimi i rëndësisë së namazit dhe urtësive të pafund të tij.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *