Medreseja e Tiranës program artistik kushtuar Kur’anit

Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi” organizoi të premten me datë 18 mars 2016  një program artistik “Në dritën e mrekullueshme të Kur’anit Famëlartë”.

Në këtë aktivitet të ndërthurur me leximin e ajeteve të Kur’anit, ilahi, poezi, dhe aktrim, u përçuan mesazhet dhe vlerat universale të  Islamit.

Në program morën pjesë, kryetari i KMSH-së, Haxhi Skender Bruçaj, rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Omer Çallësh, Drejtori i Kulturës në KMSH Dr. Genti Kruja, drejtues shoqatash islame në vendin tonë, mësues, prindër dhe nxënës.

Kryetari i KMSH-së H. Skender Bruçaj, vlerësoi nxënësit e Medresesë, për vullnetin dhe dëshirën e tyre në përvetësimin dhe përcjelljen e mesazheve të Kur’anit.

“Kurani është drita e amshueshmërisë, dhe sa më shumë ta njohim dhe ta lexojmë aq me afër do i jemi harmonisë shpirtërore”, u shpreh z. Bruçaj.

Drejtori i shkollës, z. Omer Çallësh, bëri të njohur qëllimin e organizimit të këtij programi, teksa u shpreh: “Me këtë program duam të promovojmë edhe një herë mesazhet e larta të Kur’anit, mesazhet e jetës. Allahu e ka lidhur lumturinë e të dy botëve pas udhëzimeve të Kur’anit”.

Ndërsa rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana falenderoi Medresenë e Tiranës për kontributin e saj dhe punën e palodhur të stafit në ndërtimin e një brezi premtues, duke i njohur ata me besimin dhe shkencën njëkohësisht.

Gjatë këtij programi u transmetua edhe reportazhi i realizuar nga Komuniteti Mysliman, “Mrekullia e Kuranit”.  Nxënësit e Medresesë aktruan pjesë teatrale duke sjellë në vëmendje mikpritjen dhe respektin e mbretit të Abisinisë, Nexhashiut, ndaj myslimanëve.

Ky aktivitet u zhvillua  në ambientet e Universitetit Bedër.

10399826_615410008626201_5448011241361262644_n programi i kuranit-2 programi i kuranit-3 programi i kuranit-4 12027793_615409698626232_1933780730074663235_n 1935086_615409751959560_1412429646603000370_n programi i kuranit-8 programi i kuranit-7 programi i kuranit-5 308518_615409721959563_309263259187865419_n programi i kuranit-1 programi i kuranit-6