Medreseja e Tiranës, program festiv në vigjilje të Kurban Bajramit
Medreseja e Tiranës organizon sonte një program artistiko-fetar në vigjilje të Kurban Bajramit.
Në ketë event marrin pjesë artistë të shquar të skenës shqiptare si dhe nxënës të medresesë, të cilët do të këndojnë Kuran, interpretojnë poezi dhe do të këndojnë ilahi nga më të ndryshmet.
Programi do të zhvillohet në sheshin pas Medresesë në orën 18:30, hyrja është e lirë.
Për pjesëmarrësit do të ketë plot surpriza të këndshme
Jeni të mirëpritur!