Medreseja e Tiranës, shpërndarja e kurbanëve.
Medreseja e Tiranës , ka vazhduar traditën e organizimit për shpërndarjen e mishit të Kurbanit për familjet ne nevojë. Ky aktivitet tashmë është aktivitet tradicional dhe ndërlidhet me festën e Kurban Bajramit. Shpërndarja e mishit të Kurbanit me rastin e Festës së Kurban Bajramit ka për qëllim që edhe familjet e varfëra ta ndjejnë veten pjesë e kësaj shoqërie.
Paketat e kurbaneve në kryeqytet u janë shpërndarë, të varfërve, familjeve të policëve të rënë në detyrë,fëmijëve me aftësi të kufizuar, si dhe njerëzve të tjerë në nevojë.
Mbledhja dhe shpërndarja e Kurbaneve është organizuar nga Medreseja e Tiranës. Vlen të theksohet se ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit janë shpërndarë një sasi e madhe kurbanesh, ku në Tiranë numri total shkon në mbi 3000 paketa,
“E Lusim Allahun e Madhërishëm që ta ketë pranuar këtë sakrificë”.