Medresistët e Korçës, medalje argjendi në olimpiadën IYIPO
Dy nxënës të Medresesë së Korçës, Albi Hoxha dhe Lorend Zaçellari, morën pjesë në olimpiadën IYIPO që këtë vitë u organizua në Gjeorgji. Nxënësit tanë midis 36 shteteve dhe 193 projekteve zunë vëndin e dytë duke fituar edhe medaljen e argjëndtë.
Nxënësit në projektin e tyre matën kohën e reagimit të njeriut.
Çdo njeri ka një kohë reagimi të përcaktuar. Kjo kohë mund të zgjatet për shkaqe të ndryshme si; plakja, përdorimi i alkoolit, udhëtimet e gjata etj…
Ata mund ta përcaktojnë nëse një njeri është apo jo i aftë ti japë makinës me nje vizore te thjeshtë.
Përcaktuan 4 grupe njerëzish duke i matur kohën e reagimit për 300 milisekonda.
1. Njerëzit që kanë 50 miligram alkool ne gjak
2. Njerëzit me moshë mbi 80 vjeç
3. Njerëzit që kanë përdorur makinë mbi 8 orë pa pushim
4. Grupmosha 0 – 5 vjeç
Sipas kërkimit të bërë, mos përdorimi i makinës dhe qëndrimi larg trafikut i këtyre 4 grupeve ul rrezikun dhe përqindjen e aksidenteve.
Në përfundim të këtij studimi zbuluan se koha e reagimit te femrat është më e ngadaltë sesa çdo grup i sipërpërmendur i meshkujve dhe se meshkujt janë drejtues më të aftë sesa femrat.
Medreseja e Korçës iu uron suksese të mëtejshme nxënësve të saj…