Mësim i Hapur në Lëndën e Letersisë në Medresenë e Beratit

Folklori, llojet dhe karakteristikat e tij. Kjo ishte tema e mësimit të hapur zhvilluar në lëndën e letërsisë nga mësuesi Adriatik Mema me nxënësit e klasës XB. Kjo orë mësimore u zhvillua në klasën multimediale, e cila ndihmoi të shfrytëzoheshin më së miri jo vetëm libri digjital, por edhe elemente të veçantë të folklorit tonë që lidheshin me këngët, vallet dhe muzikën folklorike. Vlen të theksohet aktivizimi i të gjithë nxënësve në veprimtari të veçanta të orës mësimore, në të cilat ata shprehën preferencat dhe aftësitë e tyre në lloje e zhanre të ndryshme folklorike, duke i vlerësuar ato si një pasuri të paçmuar të kulturës sonë.
msim-i-hapur-ne-lenden-e-letersise-ne-medresene-e-beratit-1 msim-i-hapur-ne-lenden-e-letersise-ne-medresene-e-beratit-2 msim-i-hapur-ne-lenden-e-letersise-ne-medresene-e-beratit-3 msim-i-hapur-ne-lenden-e-letersise-ne-medresene-e-beratit-4 msim-i-hapur-ne-lenden-e-letersise-ne-medresene-e-beratit-5
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *