MIRË SE ERDHE MUAJ I SHENJTË I RAMAZANIT!

Me rastin e ardhjes së muajit të Bekuar, muajit Ramazan, Medreseja e Tiranës ka zhvilluar një program të këndshëm, ku morën pjesë të ftuar nga xhamitë e Tiranës por edhe të tjerë prindër e familjarë. Në këtë program u kënduan disa Ilahi shumë të bukura dhe origjinale, të kompozuara nga vetë profesorët e Medresesë si dhe nxënësit e apasionuar. Kë ta nxënës të Medresesë, që ishin organizatorët, kënduan ilahi te ndërlidhura në kor, mijëra lavde të thurura për këtë muaj të shumë-pritur, plot lutje dhe dua drejtuar Zotit, Falenderime ndaj Mëshiruesit, si dhe shfaqën shumë surpriza të tjera.

 Në këtë program ishte i ftuar edhe nënkryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, i cili, me fjalën e tij përshëndetëse tha se, Muaji i Ramazanit, është muaji i mëshirës dhe faljes, ku të gjithë besimtarët, me devotshmërinë e tyre, lartësohën deri në dimensionet e veçanta që Allahu ia mundeson kujtdo.

 Në mbyllje të këtij programi shpërthyen në qiell fishekzjarre me pamje mahnitëse, që ngjanin si shkëndija mëshire dhe uleshin mbi kokat e gjithë besimtarëve. Tashmë po hapeshin portat e myslimanëve për të mikpritur muajin e Shenjtë e të begatë, Muajin e Ramazanit.

Dashtë Zoti që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na mbuojë të gjithëve me mëshirën e tij të gjithëanshme.