Mirësevjen o muaj i bekuar RAMAZANI

Mirësevjen o muaj i bekuar RAMAZANI

“O ju që besuat! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. ( Bakara 183 )

Agjërimi i Ramazanit

Agjërimi në fenë Islame dhe aplikimi i tij në praktikë, mbi të gjitha është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Zotit, e cila kupton nënshtrimin ndaj Allahut dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime.

Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit. Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij, gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër ka një sërë urtësish e dobish, shpirtërore, psikologjike, sociologjike, shëndetësore etj. të njohura deri tani dhe të panjohura akoma.

Ramazan -2 copy Ramazan 1 copy Ramazan

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *