Mirësia

Në momentin që burri hapi derën, u përball me policët.
– Deshët gjë? – tha ai i emocionuar. – Ka ndodhur gjë?! Më i gjati ndër ta u përgjigj:
– Vitin që shkoi kapëm hajdutin që vodhi shtëpinë tuaj. Pasi e morëm në pyetje, mësuam se ka hyrë edhe në këtë shtëpi.

Burri i hodhi një sy djalit 18- 20 vjeçar që kishin shtrën-guar mes tyre policët dhe u tërhoq mënjanë duke thënë:
– Urdhëroni, hyni brenda! Me siguri do të më pyesni për ndonjë gjë.
Të gjithë kaluan në dhomën e ndenjes. Burri në fillim shtrëngoi dorën e policëve e më pas edhe të hajdutit.
– Gëzohem që erdhët! – i tha. – Do të doja të njihesha me këtë të ri.
– Me siguri e kuptuat gabim, – tha njëri nga policët, – ky rvuk është njëri nga shokët tanë, por hajduti që ka hyrë në shtëpinë tuaj.
– Nuk jam plakur edhe aq shumë zotëri, – tha duke kundërshtuar burri. – E di që është hajdut, por të them të drejtën, nuk jam ankuar.
Këto fjalë çuditën jo vetëm policët, por edhe hajdutin. Të gjithë kishin hapur veshët dhe po dëgjonin. Pasi i qerasi mysafirët me karamele, burri nisi të fliste shkoqur.
– Përpara se të më vidhte shtëpinë, ulesha e nuk flija deri në orët e vona. Pas çdo lajmi që dëgjoja mërzitesha shumë dhe shihja ëndrra të këqija, namazet i falja shkurt dhe megjithëse dëshiroja shumë, nuk gjeja kohë të lexoja më tepër se një faqe libër apo Kuran në ditë, – tha burri. – Por djaloshi edhe pse pa e ditur, më shpëtoi nga kjo amulli.
Njëri nga policët nuk duroi dhe pyeti:
– Pse, çfarë bëri xhaxha?
Burri mori në duar kutinë e karameleve, me të cilën i qerasi pak më parë mysafirët dhe e vuri përpara hajdutit.
– E ç’të ketë bërë tjetër, – u përgjigj duke buzëqeshur. -Kur hyri në shtëpinë time mori televizionin.