Mungesa e hekurit ngadalëson trurin

Mungesa e hekurit ndikon negativisht në zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve.

Duke pohuar se vonesa në kurimin e mungesës së hekurit mund të bëhet shkak i një dëmi të pariparueshëm specialistët theksojnë rëndësinë e marrjes së hekurit gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës.

E shfaqur më shumë tek fëmijët mes moshës 6-36 muajsh mungesa e hekurit bëhet shkak i prishjes së zhvillimit social duke ngadalësuar zhvillimin e trurit dhe atë fizik. Ndërkohë që dihet se mungesa e hekurit ndikon negativisht në zhvillimin e trurit nuk duhet harruar se kurimi me vonesë i saj sjell humbje të parivokueshme.

Veçanërisht periudha mes 0-3 vjeç, ku zhvillimi merr hov dhe ku i kushtohet shumë rëndësi ushqyerjes, zhvillimit fizik dhe mendor të fëmijës. Truri është një zonë shumë e ndjeshme ndaj mungesës së hekurit. Ushqimi më i mirë që mund t’i jepet fëmijës gjatë 6 muajve të parë është qumështi i nënës.

Hekuri i depozituar dhe i marrë nga nëna gjatë 6 muajve të parë është më se i mjaftueshëm. Por nëse pas 6 muajve të parë qumështi i nënës është i pamjaftueshëm atëherë fëmijës mund t’i jepen ushqime të posaçme për fëmijë, të pasura me hekur ( mish, vezë etj).

Duhet qëndruar larg produkteve të cilat e shëndoshin fëmijën si mielli i orizit, biskotat dhe nuk duhet harruar se qumështi i lopës nuk këshillohet para moshës 1 vjeç për shkak të sasisë së pakët të hekurit që përmban.

Anemia e mungesës së hekurit e shfaqur në vitet e para të fëmijërisë mund të bëhet shkak për uljen e performancës në mësime tek fëmijët e grupmoshës 11-14 vjeç. Fëmijët të cilët shfaqin mungesë hekuri deri në moshën 2 vjeç kanë një zhvillim të ulët fizik dhe mendor. Edhe nëse më pas mund të marrin hekur shtesë kjo humbje nuk mund të kompensohet. /Start/A. K/