Namazi është një adhurim shoqëror

Sa ç’është një adhurim individual dhe shpirtëror, namazi ka edhe aspektin e tij socializues. Veçanërisht domosdoshmëria e faljes së namazeve farze me xhemaat është me rëndësi për sa i përket faktit që tregon dimensionin e përmbajtjes shoqërore të tij.

Në Islam, xhamitë kanë kryer një rol dhe shërbim të madh në bashkimin e individëve muslimanë në shoqëri, në formimin tek ta të vetëdijes së kolektivit, sepse xhamitë nuk janë ndërtuar vetëm që individët të kryejnë aty adhurimin e namazit. Kur Profeti (paqja qoftë mbi të) ndërtoi në Medinë faltoren e tij pasi emigroi aty, të gjitha planet dhe projektet e muslimanëve dhe të gjitha problemet që kishin të bënin me lidhjet dhe marrëdhëniet individuale, familjare, shoqërore e ndërkombëtare (mes fiseve arabe dhe mes shteteve të tjera dhe shtetit të Medinës) diskutoheshin, konsultoheshin dhe përfundoheshin me vendimet përkatëse në faltore. Ndoshta faltorja do të ngjitej në pozitën edhe të qendrës së rretheve dhe veprimtarive shkencore që do t’u vinin vulën shekujve të mëvonshëm. Mund të thuhet se aty u hodhën farat e para të shkencës dhe qytetërimit. Qytetërimi islam mund të quhet edhe qytetërim faltoreje. Faltore do të thotë vend faljeje, por mjediset e adhurimit që kryhet kolektivisht, në formë xhemaati ose, me fjalë tjetër, bashkësie, në të njëjtën kohë, kanë kryer funksione themelore në shoqërizimin e individëve muslimanë. Prandaj, në Islam, namazi nuk është vetëm një adhurim. Në Islam, namazi ka luajtur në rol qëndror në shoqërizimin e individëve dhe formimin e qyteteve. Siç dihet, qytetet e para në Islam janë organizuar përredh faltoreve .

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *