Ndarja e çmimeve për fituesit e konkursit në medresenë e Korçës
Medreseja e Korçës ndau çmimet për fituesit e konkursit në Matematik, Anglisht dhe Logjik që u zhvillua me nxënësit e shkollave 9-të vjeçare të rrethit të Bilishtit. Tre vendet e para krahas dhuratave janë shpërblyer edhe me çmime simbolike. Për 40 fituesit e parë Medreseja e Korçës ka organizuar një shëtitje në qytetin e Korçës, duke vizituar Mësonjëtoren e parë shqipe, Muzeun Oriental Bratko si dhe Medresenë e Korçës ku u njohën më së afërmi me ambientin, kushtet dhe stafin mësimdhënës.