Ndihmat për familjet e prekura nga përmbytjet

Në kuadër të solidarizimit me familjet e prekura nga përmbytjet, Medreseja e Beratit në bashkëpunim me institucione të tjerë si Fondacioni Sema, medresetë e tjera të Fondacionit Sema, Drejtorinë Arsimore Rajonale Berat, Bashkinë e Beratit etj. Në sigurimin e ndihmave ose të ardhurave për ndihma, gjithashtu edhe në përgatitjen dhe shpërndarjen e tyre u angazhuan si mësuesit ashtu edhe nxënësit e shkollës.
Fillimisht Medreseja u bë pjesë e nismës së marrë nga shkollat e qytetit Berat nën koordinimin e DAR Berat për tju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet në Urën Vajgurore. Me kontributin e stafit dhe nxënësve të Medresesë u siguruan 20 pako ndihma ushqimore, të cilat iu bashkuan ndihmave të tjera të ardhura nga shkollat e Beratit. Më pas me kontributin e Fondacionit Sema dhe medreseve të tjera u mblodhën edhe 105 pako ndihma të tjera .Në bashkëpunim me Bashkinë Berat këto ndihma u ndanë në familjet e prekura nga përmbytjet në komunën Otllak. Së fundmi Medreseja u gjend pranë disa familjeve nga komuniteti rom, edhe këto të prekura nga përmbytjet. Shpërndarja u krye në bashkëpunim me DAR Berat në Qendrën Komunitare Ndërkulturore në Berat. Këtu u ndihmuan rreth 17 familje të fëmijëve të kopshtit që është pjesë e kësaj qendre me veshmbathje dhe ushqime. Këto ndihma ndoshta nuk kanë plotësuar nevojat e shumta të këtyre familjeve por qëllimi jonë ishte të jepnim një mesazh të dyfishtë: ndërkohë që duhet të solidarizohemi me familjet në nevoje dhe të jemi pranë tyre, duhet edhe që të inkurajojmë dhe të mbjellim ndjenjën e dashurisë dhe ndihmesës për të tjerët.

Ndihmat per familjet e prekura nga permbytjet (1) Ndihmat per familjet e prekura nga permbytjet (2) Ndihmat per familjet e prekura nga permbytjet (3) Ndihmat per familjet e prekura nga permbytjet (4) Ndihmat per familjet e prekura nga permbytjet (5) Ndihmat per familjet e prekura nga permbytjet (6) Ndihmat per familjet e prekura nga permbytjet (7) Ndihmat per familjet e prekura nga permbytjet (8)