Në Medresenë E Beratit U Zhvillua Java E Turqishtës 08.02.2013

Si çdo vit, ne Medresenë e Beratit organizohen për secilën lëndë nga një javë të asaj lënde. Kjo javë ishte java e gjuhës turke në shkollën tonë. Përgjatë kësaj jave çdo program, çdo aktivitet ishte ne gjuhën turke madje edhe ne nxënësit flisnim turqisht. Po ashtu nxënësit e olimpiadës së turqishtes të vitit të dytë përgatitën një program ditën e premte, ku kishte: Poezi, këngë, video në lidhje me gjuhën turke. Më në fund u bë nje konkurs midis klasave të 10’ta, ku shfaqën dijet që kishin marrë nga fillimi i shkollës. Fituesit e konkursit u shpallën nxënësit e klases 10’B me një diferencë shumë të vogël pikësh. Falenderojmë gjithashtu mësuesin e turqishtes z. Asım Özkan për ndihmën që na dha në përgtitjen e këtij programi.