Nëna, Mësuesi i Parë !

Në kuadër të festave të 7-8 marsit, Medreseja organizoi programin Festiv, “Nëna, Mësuesi i Parë !”

Programi kishte karakter artistik, ku u spikatën pjesë të luajtura me violinë, recitime, reportazhe, ese dhe klipe, në të cilat tregohej rëndësia e nënës dhe mësuesit në fenë Islame dhe respekti ndaj prindërve.

Morën pjesë Drejtori i DAR Berat z. Selman HODAJ, Nënkryetarja e Bashkisë Berat znj. Evgjeni PELIVANI, Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës z. Çlirim BRISKU, 7 drejtor të shkollave 9-vjeçare të Qytetit, përfaqësues të Policisë, prindër dhe nxënës.

Në fjalën e tij z. Hodaj theksoi rëndësinë e programeve të tilla, falenderoi dhe uroi stafin e Medresesë.

Ndërsa znj. Pelivani shprehu se Medreseja e Beratit, është e para në realizimin e këtyre programeve, uroi nxënësit dhe mësuesit që të jenë të parët në qytetin e Beratit.

Medreseja, në emër te punonjësve i dhuroi znj. Merushe Shehu dhuratën e nënës, për sakrificën dhe punët që kanë bërë ato. Kurse në emër të mësuesve i dhuroi z. Faruk Bollëke dhuratën e mësuesit për përvojën e tij gjatë mësuesërisë.

Gëzuar festat e 7-8 Marsit.

 

Nena_Mesuesi_i_Pare  (1) Nena_Mesuesi_i_Pare  (2) Nena_Mesuesi_i_Pare  (3) Nena_Mesuesi_i_Pare  (4) Nena_Mesuesi_i_Pare  (5) Nena_Mesuesi_i_Pare  (6) Nena_Mesuesi_i_Pare  (7) Nena_Mesuesi_i_Pare  (8) Nena_Mesuesi_i_Pare  (9) Nena_Mesuesi_i_Pare  (10) Nena_Mesuesi_i_Pare  (11) Nena_Mesuesi_i_Pare  (12) Nena_Mesuesi_i_Pare  (13) Nena_Mesuesi_i_Pare  (14) Nena_Mesuesi_i_Pare  (15) Nena_Mesuesi_i_Pare  (16) Nena_Mesuesi_i_Pare  (17) Nena_Mesuesi_i_Pare  (18) Nena_Mesuesi_i_Pare  (19)