Nëse nuk mendoni veten, mendoni fëmijën!

Të gjithë e dimë dëmin që i shkakton shëndetit duhani i konsumuar veçanërisht në ambiente të mbyllura. Një studim i fundit i kryer nga shkencëtarët britanikë ka treguar se konsumimi i cigares brenda makinës është edhe më i dëmshëm për shëndetin.

Cigarja e konsumuar në makinë shkakton ndotjen tri herë më të madhe të ajrit në makinë, sipas vlerave të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, edhe nëse xhamat janë të hapur apo ndizet kondicioneri.

Dhe personat të cilët ulen mbrapa, veçanërisht fëmijët, i ekspozohen këtij tymi helmues. Specialistët na tërheqin vëmendjen për mbrojtjen e fëmijëve sepse sistemi i tyre imunitar nuk është i zhvilluar plotësisht, dhe ato nuk mund të shpëtojnë nga duhanpirja pasive.

Grupi i mjekëve britanikë thekson se nuk duhet konsumuar cigare brenda në makinë sepse mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

(Start)/Drita islame