Ngjyrat e harmonisë vazhdojnë si çdo herë në konviktin e Medresesë së Tiranës
Më 15 Tetor medreseja e Tiranës organizioi programin e dhënies së mirëseardhjes të vitit të ri shkollor në ambientet e konviktit. Me një program të larmishëm të mundësuar nga nxënësit e konviktit , u krijua një atmosferë e ngrohtë ku ishin të ftuar të gjithë mësuesit e Medresesë së Tiranës dhe veçanërisht drejtori i shkollës z. Omer Calis ku mbajti dhe një fjalim. Programi nisi me një histori mbi rëndësinë e leximit të Kur’anit dhe direkt pas kësaj u recitua Kur’an nga një nxënës i vitit të parë. Programi vazhdoi i mbushur me këng dhe skeçe argëtuese kur prej secilës prej tyre transmetoheshin mesazhe të ndryshme dhe të rëndësishme. Dhe si përfundim atmosferës iu shtuan zërat e nxënësve që prisnin radhën e shpërndarjes së hamburgerit.