Nis ndërtimi i Kampusit të ri i Univeristetit Bedër (Video Lajme)

Universiteti Hëna e Plotë Bedër hodhi themelet për ndërtimin e kampusit të ri universitar në zonën e Saukut në Tiranë. Ceremonia e organizuar me këtë rast, u përshëndet nga Kryeministri, Z. Sali Berisha, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, Drejtori i Bordit drejtues të Fondacionit Sema Z. Asim Budak, të cilët vunë në dukje rëndësinë që ka kjo ditë në përmbushjen e misionit të universitetit për të qënë një institucion i arsimit të lartë me standarde bashkëkohore.