Nisin punimet për rikonstruksionin e ambjenteve të Policisë së Qarkullimit Rrugor

Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Saimir Tahiri ka marrë pjesë sot në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e mjediseve të godinës së Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Ky projekt është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Drejtorin e Përgjithëshëm të Fondacionit Arsimor Sema Z. Asim Budak dhe me Rektorin e Universitetin “Hëna e Plotë Bedër” Z. Ferdinad Gjana, të cilët do të mbështesin Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, në kuadër të misionit për kontributin në shoqëri dhe prioritetit që i është dhënë përgjegjësisë sociale.

Projekti parashikon ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Policisë Rrugore për pritjen e qytetarëve. Të gjitha punimet do të përfundojnë brenda 60 ditësh dhe do të krijojnë mundësinë që tashmë qytetarët të priten në mënyrë sa më komode në mjedise të reja, që shkurtojnë kohën e kryerjes së procedurave standarde dhe rrisin transparencën e veprimeve të Policisë.

Ministri Tahiri i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi janë njohur nga afër me detajet e projektit që parashikon ndër të tjera edhe ndërhyrje infrastrukturore në pjesën tjetër të godinës së Komisariatit të Policisë Rrugore, duke e bërë edhe më funksionale atë.

Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, nëpërmjet ngritjes së zyrave të pritjes së publikut në të gjitha drejtoritë dhe komisariatet e Policisë ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila në këtë drejtim është duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë bashkëpunimin me iniciativat e biznesit privat.

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/video-nisin-punimet-per-rikonstruksionin-e-ambjenteve-te-policise-se-qarkullimit-rrugor&page=1
Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (1)

Nisin punimet për rikonstruksionin e ambjenteve të Policisë së Qarkullimit Rrugor (2) Nisin punimet për rikonstruksionin e ambjenteve të Policisë së Qarkullimit Rrugor (3) Nisin punimet për rikonstruksionin e ambjenteve të Policisë së Qarkullimit Rrugor (4) Nisin punimet për rikonstruksionin e ambjenteve të Policisë së Qarkullimit Rrugor (5) Nisin punimet për rikonstruksionin e ambjenteve të Policisë së Qarkullimit Rrugor (6)

Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (2)

Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (3) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (4) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (5)

Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (6) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (7) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (8) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (9)

Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (10) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (11) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (12) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (13) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (14) Fytyre e re ne cdo Institucion Sherbimi te Policise se Shtetit (15)