Nje dite ne Gjirin e Lalzit

Një ditë të mërkure, ndërkohë që po flisnim me mësuesin ku ta kalonim fundjavën, vendosëm të shkonim tek Gjiri i Lalzit.

Të shtunën pasi u zgjuam, hëngrëm mengjes dhe shkuam te shkolla. Aty pritëm 15 minuta derisa erdhi minibusi. Ngarkuam ushqimet dhe pijet dhe u nisëm për udhëtim. Gjatë rrugës mezi prisnim te arrinim tek Gjiri i Lalzit. Ata që nuk kishin qënë ndonjëherë pyetsnin cdo 5 minuta: “Edhe sa minuta arrijmë?”.

Kur arritëm atje gjthë nxënësit zbritën nga minibusi dhe gjëja e parë që bëmë ishte vrapimi nëpër rërë. Bëmë një fushë futbolli me porta primitive. Aq sa luajtëm per qejf, luajtëm edhe për t’u ngrohur sepse ishte pak ftohtë. Të gjithë luanim ama sytë i kishim nga plazhi. Nuk mund ta përmbanim dëshirën e zjarrtë për tu zhytur në det. Bëmë c’bëmë u zhytëm edhe pse ishte shumë ftohtë. Shtynim njëri-tjetrin në ujë dhe nuk mund ta mbanim dot qejfin për Brenda. Në ujë vrapuam,u zhytëm, notuam madje bëmë edhe gara se cili e mban më shumë frymën poshtë ujit. Në ujë ndejtëm derisa na thirri profesori të dilnim jashtë.

Pasi dolëm nga uji profesori na dha leje të bënim xhiro përgjatë bregdetit. Duke ecur, ne vumë re që Enesi, shoku ynë i klasës, ishte i fiksuar pas guackave. Atij i pëlqenin sepse ai kishte akuarium në shtëpi dhe donte që ta zbukuronte atë. Gjithashtu me ato guacka shkruajtëm emrat tanë dhe i fotografuam. Pasi kaluam gjysëm ore që kishim bërë xhiro u kthyem tek vendi ku po na priste profesori bashke me kujdestarin e klasave te 10-ta. Kur shkuam atje degjohej era e mishit te pjekur ne zgarë. Profesori na kishte përgatitur hamburger shumë të shijshëm. Kur po hanim drekën erdhën dhe na vizituan edhe drejtori i shkollës, nëndrejtori dhe dy nga profesorat më të mirë, mësuesi i turqishtes dhe i arabishtes. Ndejtëm gjysëm ore me ata, mirëpo koha filloj të përkeqësohej dhe u nisëm për në shkollë. Ai ishte udhëtim që na la shumë mbresa.