Një këshillë e bukur

Ditën e sotme u organizua një seminar i mbajtur me nxënësit e klasave të 12ta  dhe referues ishte pikërisht myftiu i Kavajës, H.Besnik Leçini.Një burrë i mënçur e me një zemër të madhe i dha disa këshilla nxënësve tanë për namazin, shtyllën kryesore të islamit, dritën shpirtërore të muslimanit.

E nisi fjalimin duke përmendur disa ajete të fjalës së Allahut në librin e shenjtë Kur’anit,lidhur me detyrimin dhe rëndësinë e faljes së namazit.Tregoi më pas ndodhinë e jashtëzakonshme të udhëtimit të profetit Muhamed (a.s) nga Meka në xhaminë Al’Aksa në Kuds e më pas drejt qiejve për tu takuar me Krijuesin,Allahun (xh.sh).Pikërisht këtu,do të rrefente myftiu iu urdhërua atij dhe të gjithë muslimanëve deri në ditën e fundit falja e namazit.

Në fund myftiu i nderuar i porositi nxënësit se falja e namazit ka dobi shpirtërore por shërben edhe si shkak për lartësimin edhe sukseset e njeriut në këtë botë.E mbylli fjalën e tij me një urim të sinqertë dhe lutje për suksesin e nxënësve tanë në provimet e tyre dhe pse jo një ditë të jenë e ardhmja e ndritur e këtij vendi.

SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC