Një orë ndryshe në lëndën Histori-Gjeografi

Ditën e hënë më dt 02.03.2015 nxënësit e klasave të 10-ta të shkollës sonë, në bashkëpunim me mësuesit e kësaj shkolle, organizuan një orë mësimi ndryshe për të njohur historinë e kalasë së Beratit. Në mbështetje të programit të lëndës Histori-Gjeografi, nxënësit vëzhguan historinë e ndërtimit të monumenteve të ndryshme kulturore dhe artistike të qytetit.
Berati si qytet muze ka një pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlerë të larmishme të cilat përbëjnë një thesar të trashëgimisë kulturore të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij.
Në këtë orë mësimi ndryshe, nxënësit panë dhe mësuan rreth këtij qyteti të mrekullueshëm, i cili në vetvete trashëgon shumë objekte muzeale si : Muzeu Kombëtar Onufri, Ndërtesat e kultit , Kështjella, Ura e Goricës etj. Këto janë burimi i krenarisë dhe identiteti për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Përveç vlerave të tyre historike në edukimin atdhetar e artistik, kjo trashëgimi përbën edhe një pasuri të madhe për zhvillimin e turizmit. Si dëshmi e vlerave të patjetërsueshme qyteti i Beratit në vitin 2008 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Nje ore ndryshe ne lenden Histori-Gjeografi (2) Nje ore ndryshe ne lenden Histori-Gjeografi (3) Nje ore ndryshe ne lenden Histori-Gjeografi (4) Nje ore ndryshe ne lenden Histori-Gjeografi (5)