NJË SHËTITJE E PAHARRUESHME NË KORCË

E kanë quajtur Qyteti i serenatave, Qyteti i dashurisë, Qyteti i Artit, Parisi i Vogël, e po të kërkosh, gjen plot epitete të tjera që cilësojnë vlerat e saj por edhe karakteristikat se përse duhet vizituar një qytet si Korça. Korça, një qytet i qeshur e plot jetë, që të fton në çdo stinë të vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh për kulturën dhe historinë e saj na shtyu  edhe ne medresistet e Tiranes qe te udhetonim drejt saj. Kete vit vajzat e klases 11-D me ne krye mesues dhe kujdestare  e hapen faqen e udhetimeve dimerore per ne Korce. Pas nje udhetimi te lodhshem e te bukur arritem ne qytetin e Korces ku na priten me krahe hapur njerezit mikprites te vendit. Bukuria antike e e veshur me vellon e bardhë te dimrit na mahniti. Pasi shëtitem cdo vend te qytetit natën e kaluam ne medresenë e Korcës. Aty u njohem me vajza te reja. Mbremjen e kemi kaluar duke parë film, duke kënduar ilahi e duke vallëzuar.Të nesërmen megjithese kishim deshirë të qëndronim akoma ne Korcë, jemi ndarë me keqardhje prej ketij vendi te bukur dhe prej ketyre njerëzve te dashur. Gjatë udhetimit ndaluam ne Qaf Thanë ku u kënaqem shumë duke luajtur ne borë. Ne mbrëmje u kthyem ne Tiranë. Ishte me te vërtetë nje shëtitje e paharrueshme.

k11