Një Shëtitje Me Prindërit

Medreseja e Tiranës më datë 10.03.2013 organizoi  një shëtitje me nenat e nxënëseve te klasës së 11-d në qytetin e Beratit. U nisëm në mëngjesin e ditës së diel nga Tirana. Programi ynë u planifikua të bëhej me dy ndalesa. Qëndrimi i parë në bregdetin e Durrësit ku do te pihej kafeja dhe i dyti në Kavajë ku do te hahej mëngjesi. Pas qëndrimeve që bëmë u nisëm për në Berat.

Berati që ndryshe quhet “qyteti i mijërave dritareve” me bukurinë e tij na mahniti. Fillimisht vizituam kalanë e ndërtuar në kodrën e qytetit. Brenda mureve të saj vizituam një sër objektesh turistike si muzeun e Onufrit dhe shumë kisha të ndryshme. Pasi hamë drekën në medresenë e Beratit shëtisim dy pjesët e qytetit që i ndanë lumi Osum. Me perëndimin e diellit nisemi per në Tiranë. Kjo shëtitje ishte shumë mbresëlënëse dhe solli mjaft anë pozitive. Prindërit u njohen më mirë me njëri-tjetrin si dhe mësuesit u njohen mirë me prindërit. Midis tyre u krijuan lidhje të forta miqësie. Nga ky afrimitet lindi nje bashkpunim i treshes mësues-prind-nxënës. Ju sugjeroj edhe ju mësues të dashur të organizoni shëtitje të tilla me prindërit sepse do te korrni shumë sukses