Një vizitë miqësore nga miqtë tanë nga diaspora në medresenë e Elbasanit
Në bashkëpunim me Drejtoreshën e Arsimit të DAR Elbasan Znj. Jonida Cungu në medresenë e Elbasanit u bë një vizitë pune nga një grup i përbërë nga mësues, prindër, nxënës të ardhur nga Gjermania Maqedonia e Kosova.
Me këtë rast Drejtori i Shkollës Z. Jakup Shahin shtroi një drekë për nder të miqve. Në drekë u shkëmbyen përvoja pune mes palëve, takimi kaloi shumë miqësor.