Nxёnёsit e Medresesё sё Tiranёs vizitojnё Panairin e librit

Mё datё 16.11.2012 nxёnёsit e klasave tё dhjeta dhe njёmbёdhjeta tё djemve tё medresesё sё tiranёs bёnё njё vizitё tё shkurtёr nё Panairin e librit. Si shumё aktivitete tё tjera nё tё cilat nxёnёsit e kёsaj shkolle marrin pjesё edhe nё kёtё aktivitet nuk mungoi pjesёmar rja. Ёshtё tepёr e rёndёsishme njё vizitё e tillё, pasi i jep mё shumё rёndёsi librit si njё burim kryesor i dijeve, njё ushqim i shpirtit. Pёr kёtё drejtoria e shkollёs dha njё mundёsi tё tillё duke anulluar dy orёt e fundit tё mёsimit qё zakonisht duhet tё zhvilloheshin. Kur ndodhemi nё prag tё 100 vjetorit tё Pavarёsisё, Panairi ёshtё njё ndihmёs tepёr i madh nё zgjerimin e njohurive rreth historisё sonё, ku shumica e shqiptarёve e nёnvlerёsojnё dicka tё tille. Si cdo vit edhe kёtё vit Panairi ishte i mbipopulluar. Mё tepёr tё zinin sytё libra historikё, por edhe ato tё llojeve tё tjera nuk mungonin. Nxёnёsit e shkollёs sonё, pasi bёnё njё vizitё nё stendat kryesore, vizituan dhe stendёn e shtёpisё botuese “ Prizmi”, ku libra fetarё, edukues , pra libra tё cmuar kishin pushtuar stendёn. Mё pas hodhёn dhe njё vёshtrim nё stendёn e KMSH, ku edhe aty kishte libra tepёr me vlerё. Vlen pёr t’u theksuar se aktivitete tё tilla nxisin mё tepёr shpirtin krijues te nxёnёsi.