Nxënësit e kthyer me medalje nga Amerika vizitojnë prefektin e Tiranës

Ditën e hënë nxënësit e klasës së 11 Erion Rika dhe Erald Fezullau, të cilët u kthyen nga Amerika me medalje bronzi në olimpiadat I-SWEEEP, bënë një vizitë tek prefekti i Tiranës Z. Sadi Vorpsi të shoqëruar nga drejtori Ömer Çalış dhe mësuesi i tyre Dorjan Burrnazi. Z. Vorpsi i mirëpriti nxënësit duke dëgjuar me vëmendje shpjegimet e tyre dhe duke i përgëzuar për arritjet . Gjithashtu shprehu kënaqësinë e vet kur nxënës të shkollave tona arrinë suksese ndërkombëtare duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë. Pas një bisede të këndëshme, ju urua që suksese të këtilla të kenë vazhdimësi e të kthehen në traditë.

medalje nga Amerika (4)