Nxënësit e Medresesë së Korçës krijojnë klubin e Librit

“Libri ndriçon mendjen ,mëndja ndriçon njerëzimin” , kjo moto ka motivuar nxënësit e medresesë së Korçës për hapjen e një klubi të librit të emëruar prej tyre “Fjala e paqes”.
Qëllimi i klubit është afrimi i të rinjve me librin, nxitja e dëshirës për të lexuar dhe diskutimi i ideve dhe tematikave që dalin nga leximi. Kjo synohet të realizohet nëpërmjet takimeve të anëtarëve të klubit, gjatë të cilave do të diskutohet për tema të ndryshme , si dhe gjatë aktiviteteve me në qendër librin dhe vlerat e tij , por jo vetëm kaq ,ndër aktivitet e tjera është dhe takimi me personalitete të ndryshëm me synimim e vetëm që të fitojmë nga përvoja dhe eksperiencat e tyre.
Më poshtë po ju sjellim disa foto nga aktiviteti ynë i parë i zhvilluar në ambientin e bibliotekës së shkollës , ku klubi kishte të ftuar mësues Dorjan Burnazi i cili theks të veçantë i kushtoi rëndësisë së leximit dhe studimit.

Nxenesit e Medresese se Korces krijojne klubin e Librit (2) Nxenesit e Medresese se Korces krijojne klubin e Librit (5) Nxenesit e Medresese se Korces krijojne klubin e Librit (7) Nxenesit e Medresese se Korces krijojne klubin e Librit (9)

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *