Nxënësit më të mirë konkurs në Medresenë e Tiranës

Është zhvilluar sot në ambientet e Medresesë së Tiranës konkursi i inteligjencës për nxënësit më të mirë të klasave të 9-ta nga shkolla të qytetit dhe qarkut të Tiranës.

Konkursi i Inteligjencës është organizim i Medresesë së Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës dhe Drejtorinë arsimore të qarkut të Tiranës.

Pjesëmarrja në fazën e parë ishte përtej parashikimeve, duke shtuar edhe më shumë konkurencën mes nxënësve.

Javën e ardhshme do të zhfillohet një tjetër konkurs në disa rrethe mes nxënësve më të mirë.

Përgjigjet e provimit do të dërgohen në drejtoritë përkatëse të shkollave dhe në faqen zyrtare të Medresesë së Tiranës.

Gjithësej do të testohen rreth 1500 nxënës mes tyre dhe 150 nxënës do të kalojnë në fazën e dytë, e cila do të zhvillohet më 15 Prill. Konkursi i datës 15 Prill do të pasohet me një program artistik dhe ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve dhe plot dhuratave për fituesit.

Suksese…

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *