Olimpiada e Matematikës

Sot në medresenë e Kavajës Hafiz Ali Korça u zhvillua olimpiada e parë në lëndën e matematikës për nxënësit e klasave të 9ta të rrethit të Kavajës. Kishte një interesim dhe pjesmarrje të madhe për këtë olimpiadë,në të cilën morën pjesë rreth 175 nxënësit më të mirë të shkollave. Në fjalën përshëndetëse i uruam mirë se ardhjen nxënësve dhe shprehëm kënaqësinë që për herë të parë jepet mundësia që nxënësit më të mirë të testojnë njohuritë e marra përgjatë viteve në lëndën e matematikës. Këshilla jonë ishte se në konkurset e dijes nuk ka të humbur por vetëm fitues,por disa janë një hap më përpara se disa të tjerë brenda diturisë. I ftuam duke i thënë se dera e shkollës sonë është e hapur në çdo kohë për këta nxënës me projektet e tyre,me aktivitetet e tyre e pse jo në mbarim të klasës së 9të bëhen nxënës të shkollës sonë. Pas kësaj olimpiade nuk mund ta fshehim lumturinë se dituria është trashëgimia më e mirë dhe më e mrekullueshme të cilën ia lëmë brezave e ndërmjet  tyre atdheut tonë.

 

SONY DSC SONY DSC  SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC