OLIMPIADA E TRETE E MATEMATIKES NE MEDRESENE E KAVAJES
Medreseja e Kavajës organizoi Olimpiadën e Tretë të Matematikës. Në olipiadë morën pjesë nxënësit e klasave të 9-ta ku testuan njohuritë e tyre rreth matematikës. Për nxënësit më të mire medreseja do të japë edhe çmime ku vendi i parë 5000 lekë vendi i dytë 4000 lekë dhe vendi i tretë 3000 lekë si dhe çertifikata pjesmarrje për të gjithë nxenësit që morën pjesë.