Olimpiada I Rajonale e Gjuhës Angleze
Më 24 Janar 2015, u zhvillua Olimpiada I Rajonale e Gjuhës Angleze e organizuar nga Medreseja e Beratit në bashkëpunim me DAR Berat.
Në ceremoninë hapëse drejtori i Medresesë së Beratit, z. Habib Kahraman, falenderoi nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit e tyre. Ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me DAR Berat dhe të gjitha shkollat 9-vjeçare të Qarkut Berat. Në fund, ai uroi të gjithë nxënësit për një rezultat sa më dinjitoz si individ por dhe si përfaqësues të shkollave.
Përfaqësueset e DAR Berat, znj. Emanuela Garuli dhe znj. Majlinda Xhamo shprehën mirënjohjen e tyre për organizimin e kësaj olimpiade dhe uruan që aktivitete të tilla të jenë pjesë e arsimit dinjitoz.
Në këtë olimpiadë morrën pjesë 110 nxënës pothuajse nga të gjitha shkollat e Qarkut Berat. Testi kishte 100 pyetje dhe zgjati 100 minuta.
Medreseja e Beratit falënderon DAR Berat, të gjithë mësuesit e gjuhës angleze që u bënë pjesë e kësaj olimpiade dhe të gjithë nxënësit pjesëmarrës.
Suksese!