Olimpiada Matematikës II në medresenë e Beratit

Më datë 20.03.2015 në ambientet e medresesë së Beratit u zhvillua olimpiada e 2-të e matematikës. Nxënësit e klasave të 9-ta nga qyteti i Beratit përfaqësuan shkollat e tyre në këtë olimpiadë e cila bazohej në temat e gjeometrisë dhe algjebrës që ato zhvillojnë në shkollë këtë vit. Pjesëmarrja ishte shumë e lartë,rreth 140 nxënës. Testi përmbante 30 pyetje, 25 nga të cilat me alternativë dhe 5 të tjerat me zgjidhje. Nxënësit pjesëmarrës kishin mbështetjen e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave të tyre. Rezultatet e olimpiadës do të shpallen ditën e shtunë me 28 mars në orën 13:00 në ambientet e medresesë së Beratit.
Të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar të vijnë të marrin certifikatat…

Olimpiada Matematikes II ne medresene e  Beratit (2) Olimpiada Matematikes II ne medresene e  Beratit (3) Olimpiada Matematikes II ne medresene e  Beratit (4)  Olimpiada Matematikes II ne medresene e  Beratit (6) Olimpiada Matematikes II ne medresene e  Beratit (7) Olimpiada Matematikes II ne medresene e  Beratit (8)