Olimpiada ndërkombëtare e Turqishtës në kategorinë këngë

Nxënësi i shkollës sonë Ronaldo Nuka mori çmimin e parë në grup, në Olimpiadën Ndërkombëtare të Turqishtes e zhvilluar në Rumani nga data 30 Maj deri më 15 Qershor. Më datë 16.09.2014 drejtori i DAR Berat z. Selman Hodaj bëri një vizitë në shkollën tonë dhe përgëzoi nxënësin Ronaldo Nuka.
Në një bashkëbisedim me nxënësit tanë z. Hodaj shprehu se të gjithë nxënësit e suksesshëm do të kenë mbështetjen e DAR Berat. Gjithashtu, ai u kërkoi nxënësve të shkollës sonë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore, sociale dhe sportive siç është dhe kampionati Beach Volley që DAR Berat do të organizojë së shpejti. Drejtori i Medresesë së Beratit z. Habib Kahraman falenderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij për DAR Berat.

Olimpiada nderkombetare e Turqishtes ne kategorine kenge (2) Olimpiada nderkombetare e Turqishtes ne kategorine kenge (3) Olimpiada nderkombetare e Turqishtes ne kategorine kenge (4) Olimpiada nderkombetare e Turqishtes ne kategorine kenge (6) Olimpiada nderkombetare e Turqishtes ne kategorine kenge (7) Olimpiada nderkombetare e Turqishtes ne kategorine kenge (8)