Ora e leximit të librit në medresenë e Korçës

Adoleshentët e sotëm , të rrethuar në hapësirë dhe kohë nga moria e mjeteve të telekomunikacionit e kanë disi të vështirë të takohen me librin, i cili duhet të jetë mik i afërt i tyre në rrugën e dijes. Për ti afruar nxënësit tanë me librin, dhe për ti ndërgjegjësuar ata, shkolla jonë organizon çdo ditë të enjte orën e leximit të librit jashtëshkollor. Gjatë kësaj ore të gjithë nxënësit e shkollës së bashku me mësuesit e tyre i kushtojnë një pjesë të kohës së tyre leximit të një libri të zgjedhur nga ata ose të këshilluar nga mësuesi. Me aktivitete si këto Medreseja e Korçës synon të edukoj një brez të rinjsh dashamirës ndaj librit dhe dijes, vlera këto që i nevojiten një individi model dhe të dobishëm për shoqërinë.

Ora e leximit te librit ne medresene e Korces (1) Ora e leximit te librit ne medresene e Korces (2) Ora e leximit te librit ne medresene e Korces (3)  Ora e leximit te librit ne medresene e Korces (5) Ora e leximit te librit ne medresene e Korces (6)