Organizohet ceremonia e hapjes së Medresesë së Elbasanit

Sot ne qytetin e Elbasanit celi dyert e saj shkolla  e  mesme medrese “Liria”. Ne kete dite feste, mes gezimit te papershkruar u be perurimi I ketij institucioni te rendesishem arsimor me kontributin e fondacionit arsimor “Sema”,tashme i njohur ne Shqiperi per arritjet  e tij te cmuara ne fushen e aersimit e te kultures .

Kjo eshte nje dite e shenuar  historike per ne dhe komunitetin e ketij qyteti te nderuar.

Ishin te pranishem me kete rast nxenesit e shkolles, prinder ,qytetare te Elbasanit ,personalitete te fushave te ndryshme  te jetes shoqerore ,mesues, drejtues shkollash e te ftuar te tjere.

Pershendeten me kete rast drejtori I shkolles se mesme medreseja ‘’Liria’’Elbasan zoti Yakup Shahin, Kryeteri I Komunitetit Musliman  te Shqiperise zoti Haxhi Selim Muca,Kryetari I Bashkise se qytetit te Elbasanit zoti Qazim Sejdini, drejtori I arsimit te mesem prane Ministrise se Arsimit e Shkences zoti Fatmir Vejsiu,Rektori i universitetit “Beder” Tirane zoti Ferdinand Gjana.

Te gjithe folesit vlersuan lart arritjet e kesaj shkolle ne rrafshin lokal e ate kombetar gjate veprimtarise se saj 18 vjecare ne qytetin e Cerrikut dhe se  si vazhdim i saj ne qytetin e Elbasanit ,kjo shkolle do te rrise me tej  vlerat e saj ne fushen e mesimit dhe te edukimit.

Kryetari I Bashkise se Elbasanit Zoti Qazim Sejdini duke vleresuar lart kete institucion te rendesishem , u kerkoi publikisht drejtuesve te Fondacionit arsimor “Sema”,  dhe ne emer te qytetareve te Elbasanit qe ai perfason,qe te shikojne mundesine  e hapjes se kesaj shkolle dhe per vajzat.