Organizohet programi “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”

Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA” me Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim   dhe Universitetin Hëna e Plotë – BEDER, organizojnë për të shtatin vit radhazi, programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Programi i këtij viti është konceptuar si një koncert artistiko-fetar me ilahi, pjesë të zgjedhura poetike, e plot supriza të tjera në Pallatin e Kongreseve. Programi kushtuar Profetit Muhamed a.s., vazhdon rrugëtimin e vet e këtë vit dimensioni i tij artistik e profesional ka arritur nivelet më të larta të shënuara përgjatë këtyre 7 viteve.

I ftuar special në këtë ngarje të rëndësishme do të jetë artisti i mirënjohur mysliman, Sami Yusuf, që do të performojë për të pranishmit në sallë ilahitë e tij më të njohura. Dashuria e tij për Zotin dhe “anën shpirtërore”, siç ka pranuar ai, luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e muzikës dhe teksteve të tij. Një nga qëllimet e tij është paraqitja e besimit islam në formën e tij të pastër e natyrale si dhe inspirimi i të rinjve për të ndjekur ëndrrat dhe aspiratat e tyre në jetë. Artisti i famshëm mysliman mbërrin sot pasdite  në Tiranë dhe nesër në orën 11:00 do të mbajë një konferencë për shtyp në Universitetin Hëna e Plotë – BEDËR.

Pjesë e programit dedikuar Profetit Muhamed a.s. do të jenë edhe emra të njohur të skenës dhe ekranit si: Mirush Kabashi, Fatos Sela, Gëzim Rudi, etj. Programi me regji të z. Agron Hoxha do të vijë nën prezantimin e dyshes Freskida Miloti dhe Alban Tartari.

Të ftuar në këtë organizim të KMSH-së do të jenë krerët e lartë të shtetit, personalitete të vendit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, miq dhe të ftuar nga vendi, trevat shqiptare, rajoni dhe bota.

 

/Fondacioni Sema