Panair shkencor 2012 – KAVAJE (FOTO LAJM)
Medreseja Hafiz Ali Korça zhvilloi një panair shkencor në ambjentet e shkollës ku nxënës të kësaj medreseje paraqitën mbi 55 eksperimente të ndryshme shkencore në fushën e Fizikës, Matematikës, Kimisë, Biologjisë, Informatikës , Anglisht, Turqisht, Arabisht si dhe një teknikë e re arti figurativ në ujë I cili quhet “EBRU”.
Të ftuar në këtë aktivitet ishin drejtorët, mësuesit e nxënësit e klasave të 9 (nënta) të shkollave nga rrethi i Kavajës, prindër e të ftuar të tjerë.,
Aktiviteti në fjalë u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit midis shkollave, për angazhimin e talenteve, në shërbim të punës kërkimore shkencore. Nxënësit e shkollës sonë duhet theksuar se paraqitën një shkallë të lartë profesionaliteti në eksperimentet e ndryshme që ata paraqitën për të ftuarit.Vlen për tu theksuar edhe interesi I madh që shfaqën nxënësit e ardhur.
Aktiviteti u zhvillua më 27 Prill 2012, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore të Arsimit dhe u pasqyrua gjerësisht në mediat lokale.