Panair Shkencor 2015 në Medresenë e Beratit

Medreseja e Beratit organizoi panairin shkencor për të katërtin vit radhazi. Nxënësit e Medresesë në bashkëpunim me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Beratit paraqitën punimet e tyre në ambientet e sheshit para Medresesë. Ishin përgatitur mbi 10 eksperimente në lëndën e fizikës, rreth 10 eksperimente në kimi, mbi 10 eksperimente në biologji, lojra të ndryshme në matematike, kompjuter, anglisht, turqisht, arabisht si dhe risia e këtij panairi, ishte projekti Ruben tube ( tubi i rubinit ). Pati një pjesëmarrje të gjerë të shkollave të qytetit të Beratit, Urës Vajgurore, si edhe fshatrave përreth. Gjithashtu, u vu re dhe një interesim i madh i qytetarëve, prindërve, mësuesve. Përveç këtyre të fundit, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Bashkisë Berat z. Fadil Nasufi, Myftinia e Beratit, përfaqësues nga qarku dhe drejtues të shkollave. Nxënësit realizuan, komentuan dhe interpretuan me nivel të lartë shkencor projektet e përgatitura, duke qene ne avangarde te aktiviteteve të tilla dhe njëkohësisht duke bindur pjesëmarrësit për formimin e lartë shkencor, që kanë fituar në Medresenë e Beratit. Ky aktivitetet paraprin provimin pranues që do të bëhet në datën 26 Prill ditën e Diel në orën 10:00 në Medresenë e Beratit.
Disa projekte:

Fizikë:
• Ruben tube ( tubi i rubinit )
• Vinxhi me ujë
• Sistem alarmi
• Pendulum
• Pika e vdekjes
• Makine me Ujë
• Fusha elektromagnetike
• Sistemi diellor

Computer:
• 3 d desktop
• Paper piano
• Pinpong game
• Usb iluminate
• Programim
• Wi Smart boord
• Web Camera Games
• T-Rex

Kimi:
• Shpërberja e amonjakut në ujë
• Djegja e nishestes
• Ngjyrosës ushqimor
• Reaksioni Ekzotermik

Biologji:
• Daltonizmi
• Difuzioni
• Grupi i gjakut
• Tufat përcuese, Ksilema
• Vakumi
• AND e frutave
• Puzzle
• Aminoacidet
• Pulsi I Njeriut
• Microscopet
• Shpërbërja e enzimave
• Osmoza

Matematika:
• 15 pocket
• Colormath piramid
• Piramida simetrike
• Vizato pa ngritur doren
• Soma cube
• Shah M puzzle
• Tangram Puzzle
• 1000 cope
• Pika gravitet
• Hanoi
• Kockat e Napier
• Kartat qe lexojn mendjenPanair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (1) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (2) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (3) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (4) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (6) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (8) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (10) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (11) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (12) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (13) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (14) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (15) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (16) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (17) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (18) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (19) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (20) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (21) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (22) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (23) Panair Shkencor 2015 ne Medresene e Beratit  (24)